Komiteti ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, njoftohet dorëheqja e Eroll Salihut nga detyra e sekretarit të përgjithshëm

Komiteti ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë së enjtes mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, shkruan Shqip.com
Në këtë mbledhje u diskutua për shumë çështje në futbollin e Kosovës.
KE, fillimisht shqyrtoi përgatitjet për fillimin e kampionatit të ri 2021/22 dhe konstatoi së përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.
Komiteti ekzekutiv shqyrtoi edhe ecurinë e përgatitjes së aftësimit dhe instalimit të sistemit VAR, duke konstatuar se aftësimi i kuadrit dhe instalimi i VAR-it do të fillojë me ndeshjen e Superkupës, mes Prishtinës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe do të vazhdojë me ndeshjet e Superligës.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për të drejtat televizive, dhe sponzorizimet e Superligës.
Ndërkaq, me kërkesën e veçantë të sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, ku KE e liroi nga detyra e sekretarit të përgjithshëm dhe e emëroi si drejtor për çështje sportive dhe ligjore.
Duhet të theksohet se Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhojë dhe më tutje./Shqip.com