Burimet për Shqip: Arrestohet një menaxher i lartë në HIB Petrol, dyshohet për shmangie doganore

Një nga menaxherët kryesor të kompanisë HIB Petrol është arrestuar sot nga Dogana e Kosovës.
Burime të Shqip.com brenda këtij autoriteti, bëjnë me dije se i njëjti është arrestuar nën dyshimet për falsifikim dokumentesh me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore.
Dyshimet janë për shmangie të taksave doganore në vlerë të mbi 500 mijë eurove.
“I njëjti është arrestuar pasi Dogana e Kosovës ka gjetur dëshmi që tregojnë se ekziston dyshim i bazuar se janë falsifikuar dokumente me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore për vitet e mëhershme.
Dyshimet janë për mbi 1 milionë euro vlerë e mallit, apo mbi 500 mijë euro shmangie të taksave”, ka thënë ky burim për Shqip.com
Dogana si institucion bën mbledhjen e taksave në import.
Në këtë rast, për naftën dhe derivatet e saj, dogana bën mbledhjen e akcizës dhe TVSH-së./Shqip.com