Lajme

Yulia: Mariupoli po fshihet nga faqja e dheut

Në qytetin Lviv kanë mbërritur refugjatët e parë nga qyteti i Mariupolit i cili është rrethuar nga trupat ruse.

Të zhvendosurit përshkruajnë skenat e terrorit që kanë ndodhur në qytetin e tyre pasi forcat ruse bombarduan këtë qytet.

“Qyteti po fshihet nga faqja e dheut” thotë 28 vjeçarja, Yulia Yashenko.

Julia dhe prindërit e saj janë në mesin e një grupi më të madh i përbërë prej qindra personave që kanë mbërritur në Lviv këtë mëngjes.

“Shtëpia na është djegur nga artileria. Ata qëllojnë me gjithçka në qytet, çdo armë përdoret Ka tym të zi kudo. Kufoma ka kudo dhe nuk ka kush t’i mbledhë”, ka thënë ajo.

Julia thotë se pasi shtëpia e tyre u dogj, ajo dhe prindërit e saj kërkuan siguri në teatrin e qytetit për nëntë ditë. Ata ishin larguar një ditë para se të bombardohej.

“Është vetëm fati që jemi gjallë. Ne mund të ishim vrarë në çdo kohë. Njerëzit na çuan me makinën e tyre jashtë qytetit në korridorin e gjelbër. Nuk duhet të jetë kështu. Tregojini botës se çfarë po ndodh” thotë Julia.

Oleksandr Pertsovskyi, CEO i Kompanisë së Pasagjerëve të Hekurudhave të Ukrainës thotë se 350 njerëz janë evakuuar nga Mariupol në Lviv.

“Ne kemi qenë të palodhur për të shpëtuar sa më shumë fëmijë të pambrojtur të jetë e mundur, në mënyrë që mbrojtësit të përqendrohen në punën e tyre,” thotë ai. /Shqip.com