Komuna e Skenderajt: 637 nxënës të klasave të para do të marrin trajtim falas për dhëmbët
Publikuar:
(18.03.2022 11:40:16)

637 nxënës të klasave të para në shkollat fillore në Skenderaj do të marrin kontrolle falas për dhëmbët.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderaj, Kastriot Duraku, ka thënë për SHQIP.com se ky projekt përfshin 23 shkolla dhe do të jetë falas.
“Do të jetë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore që janë në klasën e parë. Nuk do t’i kushtojë asgjë buxhetit të komunës pasi do të kryhet në QKMF-në e Skenderajt’, ka deklaruar ai.
Sipas tij, implementimi i projektit Preventiv Stomatologjik “ Buzëqeshje Vezulluese” ka të bëjë me ngritjen e edukimit për shëndetin oral.
Ai tha se më këtë projekte do të parandalojnë zhvillimin e kariestit tek molarët e parë permanent me vulosje të fisturave./SHQIP.com