Lajme

Deputeti Bajqinovci përmend 14 rastet ku drejtësia dështoi

Vjedhja e telefonit të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit është listuar si njëri nga shumë skandalet të cilat kanë ndodhur në Kosovë sipas deputetit Mefail Bajqinovci.  

Ai ka reaguar për procesin e intervisitimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit duke kërkuar që në këtë institucion të vendoset një njeri me integritet të lartë ngase sipas tij për 20 vite nuk ka pasur drejtësi.

“Për 20 vite nuk pati drejtësi për mijëra raste e unë po i listoj veç disa prej tyre për të cilat jo që nuk pati drejtësi, por më ironikja ishte se shpeshherë nuk kishte “PROVA TË MJAFTUESHME” siç ishte rasti PRONTO”. ka shkruar ai.

Ai ka listuar skandalet të cilat kanë ndodhur ku akterët kanë arritur që t’i shmangen drejtësisë.  

• Afera ‘Pronto’;

• Rasti ‘Toka’;

• Afera ‘Shahini” për sigurime Shëndetësore;

• “Vetëvrasja” e Dino Asanajt;

• Afera ‘Grandi’;

• Privatizimi i tokave për pak centë;

• Vjedhja e drogës në dhomën e dëshmive në Polici;

• Vjedhja e arit në dhomën e dëshmive në Polici;

• Vjedhja e telefonit në shtëpinë e Kryeprokurorit;

• Vjedhja e 1.5 milionë eurove për pasaporta;

• Rrahja e policëve nga djemtë e Grabovcit dhe suspendimi i tyre;

• Kontrata me Z-Mobile;

• Procesi me AXOS-in;

• Manipulimi dhe fryerja e listës së Veteranëve të UÇK-së.