Forma e Liverpoolit – në zenit

Tjetër fitore, tjetër vulë e formës së lartë.
Liverpooli ka shënuar fitore 0-2 në udhëtim te Arsenali, për të qëndruar në hap në “luftën” për titull.
Për t’i kaluar në epërsi për mysafirët u kujdes Diogo Jotta, kur po zhvillohej minuta e 54-të.
Kurse – paraprakisht u asistua nga Thiago Alcantara.
Vendasit u orvatën me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin, por nuk arritën diçka të tillë.
Teksa – në anën tjetër, Firmino shënoi për 0-2 kur po zhvillohej minuta e 62-të.
Deri në fund të takimit – rezultati mbeti i njëjtë dhe “The Reds” i arkëtuan pikët e plota.
Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ngritet në kuotën e 69 pikëve. Vetëm një më pak se Manchester City që është lider.
Tashmë – nëntë gjiro pa mbaruar kampionati – gara për titull është bërë një dramë në vete.
Në anën tjetër, Arsenali mbetet në pozitën e katërt – me 51 pikë të grumbulluara.
Pozitë kjo që i siguron një biletë për në Ligën e Kampionëve – që mbetet synimi kryesor i “Gunners”. /Shqip.com