Martial i lumtur te Sevilla

Në “Teatrin e Ëndrrave” kishte mbetur “spektator”.
Andaj – e bëri një ndryshim – duke u larguar në formë huazimi te Sevilla.
Anthony Martial – është i lumtur me kohën që po kalon me andaluzianët.
Në një prononcim për Daily Mail, ai ka thënë ndër të tjera – se po e shijon futbollin përsëri.
“Për mua, ishte alternativa më e mirë për të luajtur dhe për të shijuar sërish futbollin. E humba pak në Mançester sepse nuk po luaja. Ndihem shumë mirë në Sevilla. Qyteti është shumë mirë dhe ne jemi një ekip i mirë, kështu që për mua është perfekt. Unë po luaj kështu që jam i lumtur. Por unë jam këtu vetëm deri në fund të sezonit”, u shpreh ai.

Sulmuesi francez – tha se arsyeja pse vendosi që t’i bashkohej Sevillës në formë huazimi – ishte minutazhi i vogël te “Djajtë e Kuq”.
“Kam kërkuar nga United të largohet sepse doja të luaja. Unë kam ende një kontratë, por ata e dinë se çfarë dua, kështu që do të shohim në fund të sezonit. Kur [Ralf Rangnick] erdhi, objektivi im ishte të largohesha. I thashë Doja të largohesha nga ai, doja të kisha një atmosferë të re dhe një klub të ri”, shtoi ai.
Deri më tani – ai i ka zhvilluar katër ndeshje në La Liga, teksa ka regjistruar një asistim.
Kurse në Europaligë ka zhvilluar dy ndeshje – dhe ka tundur rrjetën një herë.

Martial ishte bërë adoleshenti më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua United nga Monaco, në vitin 2015.
Për kartonin e tij, “Djajtë e Kuq” kishin paguar 30 milionë euro – çmim astronomik për kohën.
Gjithsej, në këto vite ai është paraqitur 269 herë për Manchester United, teksa ka shënuar 79 gola.
Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 32 milionë euro. /Shqip.com