Gjenerali i katërt rus u vra në aksion, pretendon Ukraina

Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e katërt rus, pasi që komandantët e Moskës po detyrohen që të udhëheqin nga fronti.
Në Telegram, Anton Gerashchenko, një këshilltar në ministrinë e brendshme të Kievit, pohoi se forcat ukrainase vranë gjeneralmajorin, Oleg Mityaev, gjatë luftimeve ne Mariupol.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raportoi gjithashtu vdekjen e një gjenerali tjetër rus gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi, por nuk e përmendi emrin e tij.
Rusia besohet të ketë rreth 20 gjeneralmajorë në Ukrainë që udhëheqin pushtimin.
Moska ende nuk ka komentuar mbi vdekjen e tij, dhe BBC nuk ka arritur ta vërtetoj.
Kujtojmë se tre gjeneralë rus kanë vdekur gjatë këtyre 21- ditëve, shume ushtarë tjerë kanë humbur jetën, gjithashtu kanë humbur edhe shumë avionë luftarak dhe paisje tjera luftarake./Shqip.com