Lajme Ballkan

Gjuha shqipe edhe në uniformat e Policisë së Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut që nga tani e tuje në uniformat e Policisë do të përdoret edhe gjuha shqipe.

Këtë kërkesë në Qeveri e kishte adresuar ish-zv.minitri i brendshëm, Agim Nuhiu, para dy viteve.

Ekzekutivi gjatë mbledhjes të së martës ka formalizuar dekretin i cili do t’i mundësojë përdorimin e shqipes në uniformat e policisë.

Katër vite pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i njëjti nuk gjen zbatim në uniformat e asnjë force tjetër, përfshi ushtrinë, doganat dhe njësitë tjera në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe komunat ku të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën shqipe./Shqip.com