Pas një defekti në gypa, mbetet pa ujë rruga “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë
Publikuar:
(15.03.2022 21:41:02)
Rruga “Xhavit Ahmeti” në Taslixhe – Prishtinë – nuk do të ketë ujë gjatë ditës së mërkure.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, pasi që sipas tyre ka ndodhur një defekt në pasditen e së martës.

“Për shkak të thellësisë së madhe ku duhet intervenuar dhe sigurisë së punëtorëve gjatë natës, intervenimi do realizohet nesër në mëngjes”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” bënë të ditur se deri atëherë, banorët e kësaj rruge janë pa ujë./Shqip.com