Rozë Ndërkombëtar

Mbi 12 mijë njerëz të pranishëm në koncertin e Malumës në Tiranë

Maluma

Mbrëmë është mbajtur koncerti i shumëpritur i Malumas në Tiranë.

Të pranishëm kanë qenë një numër i madhe i fansave, që tashmë dihet edhe numri.

Sipas menaxherit të tij, Miguel Lua  në sheshin “Nënë Tereza” raportohet të kenë qenë mbi 12 mijë sosh.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në Instagram.

“Fuqia e muzikës nuk njeh gjuhë…më shumë se 12,000 fansa prezentë në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë për koncertin e parë ndonjëherë të Malumas në shtetin e Shqipërisë”, shkroi ai në një video të publikuar nga koncerti.

Tutje, i njëjti ndau me mbi 200 mijë ndjekësit e tij në rrjetin social disa imazhe nga prezenca në koncert, ku duket të jetë ambientuar menjëherë me atmosferën shqiptare./SHQIP.com