Asituesit – më të mirë në Evropë

Golashënuesit – janë ata që marrin vëmendjen thuajse gjithmonë – në fund të takimit ose të sezonit.
Por, jo rrallë herë punën më të madhe e kryejnë asistuesit – të cilët “gatuajnë” topa për bashklojtarët.
Më poshtë – Shqip.com ka rënditur asituesit më të mirë – në Premierligë, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1.
Në Premierligë – asistuesi më i mirë është Trent Alexander – Arndold.
:focal(1943x622:1945x620)/origin-imgresizer.eurosport.com/2021/09/15/3219182-65938908-2560-1440.jpg)
Mbrojtësi i krahut të djathtë – i Liverpoolit po kalon momente të jashtëzakonshme.
Ai është një nga pikat kryesore të “The Reds” – teksa harkimet janë arma e tij e fortë.
Në Serie A – stafetën në këtë satitsikë e mban Domenico Berardi.
Sulmuesi italian është autor i dhjetë asistimeve.

Paraqitjet e mira për Sassuolon – ja kanë mundëuar atij edhe një vend në kombëtaren italiane – ku është bërë thuajse i rregullt në formacionin e Roberto Mancinit.
Në La Liga – 11-të asistime janë në autorësi të Karim Benzemas – i cili po kalon momentet më të arta të karrierës.
Francezi – në shumë ndeshje ka qenë njeriu kryesor i galaktikëve – dhe ka vendosur shumë ndeshje – në elitën e futbollit spanjoll.

Sa i përket Bundesligës – askush nuk ka arritur të asistojë më shumë se Thomas Muller.
Sumuesi i Bayern Munchen – ka regjistruar gjithsej 16-të asistime – duke treguar që vlera e tij është përtej golave.

Elita e futbollit francez – ka dy futbollistë që kanë numër të njëjtë të asistimeve: Leo Messi dhe Kylian Mbappe.

Sulmuesit e PSG-së kanë shënuar nga dhjetë asistime – duke qenë ndër arsyet kryesore pse parsienët janë në vend të parë. /Shqip.com