Lajme

99 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

99 pacientë janë duke u trajtuar nga Coronavirus në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës kanë bërë të ditur se nga 92 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 7 të tjerë të negativizuar. 86 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 7 pacientë në Mjekim Intensiv.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 47 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 7 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë, Spitali i Prizrenit, 9 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Pejës, 1 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Ferizajt, 9 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Qendra COVID

Gjatë 24 orëve nga 1.626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë kësaj kohe është raportuar një rast i vdekjes si dhe janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909.

Në total numri i rasteve aktive është 3.396./Shqip.com