Lajme

98 persona vdiqën nga aksidentet rrugore gjatë periudhës janar-nëntor

Pamje nga aksidenti

98 persona kanë vdekur në aksidente të ndryshme trafiku për 11 muaj në Kosovë.

Kështu kanë deklaruar nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Shqip.com

Po ashtu nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 7045 aksidente, lëndime trupore kanë pësuar 13369 persona.

Po ashtu është bërë e ditur se në total kanë ndodhur 18886 aksidente trafiku.

Nga Policia kanë bërë të ditur se gjithashtu janë shqiptuar edhe 602858 gjoba për personat që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.

/Shqip.com