Lajme

900 euro në muaj/ Rama njofton rritjen e pagave për ushtarakët: Do arrijmë mesataren e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet, derisa të arijë në mesataren e pagës së NATO-s.

Gjatë fjalës së tij në eventin për zbatimin e programit për kredi të favorshme për mjekë, policët dhe ushtarakët, Rama tregoi se kjo nismë është shumë e rëndësishme, në mënyrë që të rinjtë të shohin perspektivë në këto profesione.

Ai vuri gjithashtu në dukje se kur erdhi në pushtet Partia Socialiste, Forcat e Armatosura ishin më të keqpaguarat në rajon, ndërsa tashmë janë në krye të kësaj liste.

“Ja vlen të ritregohet një episod i jetuar para pak kohe me një djalë shqiptar që kishte mbaruar studimet e larta në Zvicër dhe që kishte një ofertë pune nga një organizatë mndërkombëtare në Gjenevë dhe më kërkonte takim me mesazh në mënyrë insistuese dhe unë në fund duke e doitur që ëhtë një djalë që vërtët ka shkëlqyer në studimet e tij, gjeta mundsinë ta takoj. Donte te ndante me mua dilemën e etij sepse më tha unë mund të filloj punë në një organizatë ndërkombëtare dhe do kem një pagë 7-8 mijë franga, por kështu si kanë arhdur punët mua në fund të muajit s’më mbetet gjë dhe mundësinë që unë të krijoj një nfamilje, të marr shtëpi, të marr një kredi e kam të pamundur. Në të njëjtën kohë jam i tunduar të kthehem në Shqipëri.

Si përfundim, unë i thashë diçka që kjo mund të ta thotë kush, kjo është diçka që ti e vendos vetë. Kur njeriu ka dilemën e madhe në vende për të bërë zgjedhje të tilla, e vë mendjen në atë “off mood” që vihet telefoni dhe pret sinjalin këtu. Prit sinjalin i thashë, pas pak diteësh më tha sinjali më erdhi dhe do kthehem në Shqipëri”, tha Rama.

“Kjo që po bëjmë sot është shumë e rëndëisshme në këtë drejtim. Njerëzit që pëkrushtohen një karriere që është e lidhur me shërbimin publik kanë nevojë të shohin perspektivën. Unë i mirëkuptoj të rinjtë që deri para pak kohe e shikonin të vështirë persvpektivën në polici, në forcat e armatosura. Sepse puna është sfiduese dhe pagat ishin të tilla që nuk të japin mundësi të konsiderueshme të shohësh perspektivë. Ushtria jonë ishte më e keqpaguara e rajonit, sot është në nivelin më të lartë të pagave në rajon nga ushtritë e NATO-s dhe synimi ynë është ta çojmë në mesataren e NATO-s.Paga për ushtarakët do vazhdojë të rritet në mënyrë të përvitshme derisa të arrijmë te mesatarja e NATO-s”, deklaroi Rama.

/Shqip.com