Lajme

9 kartëmonedha të falsifikuara u raportuan në 24 orët e fundit të cilat u deponuan në banka

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur katër raste të falsifikimit të parasë.

Dy nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Fushë Kosovë si dhe rasti i katër në komunën e Gjakovës.

Rasti i parë në Prishtinë kanë ndodhur një në rrugën “Migjeni”, ku një punëtor i bankës ka hasur në katër monedha të deponuara nga 100 euro false.

Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një banke, ka raportuar se ka hasur në katër monedha të deponuara nga 100 euro, të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar. Rasti nën hetime”.

Ndërsa,  tjetri në rrugën “Agim Ramadani”, ku punëtorja ka hasur në monedha të deponuara false, të cilat ishin nga 10 dhe 100 euro.

Ankuesja femër  kosovare, punëtore e një banke, ka raportuar se ka hasur në tre monedha të deponuara, 2×100 euro dhe 1×10 euro, të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar. Rasti nën hetime”.

Në anën tjetër, në Fushë Kosovë janë deponuar po ashtu monedhat e njëjta, 100 euro.

Më 25.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një banke, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka deponuar një monedhë prej 100 euro, të falsifikuar. Monedha është konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti i katërt ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Në një bankë atje, më 18 mars një person ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro, të falsifikuar.

Të gjitha kartëmonedhat janë konfiskuar dhe rastet janë nën hetime./SHQIP.com