Lajme

Bekim Haxhiu propozon që të bëhet tërheqja e Trustit deri në 30 për qind

Deputeit i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu ka propozuar që të bëhet tërheqja e Trustit deri në 30 për qind.

Sipas Haxhiut, kjo duhet të bëhet për shkak të shtrenjtimit të  energjisë elektrike dhe produketeve bazë ushqimore.

“Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është mëse e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30%. Propozim-amandamenti im do të ndikojë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetje për qytetarët”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Ai theksoi se këtë po e bën me kërkesë të qytetarëve.

Trusti

Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë, kanë propozuar që Qeveria e Kosovës t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind.

Kjo, sipas tyre, do ta zbustte sadopak situatën e vështirë financiare aktuale, si dhe do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe ngjalljen e aktivitetit ekonomik te bizneset.

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit kishte filluar më 11 dhjetor 2020, ndërsa kishte përfunduar më 6 prill 2021.

Tërheqja e mjeteve ishte garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë COVID-19./Shqip.com