Albin Tahiri e Kiana Kryeziu flasin pas garës

Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, skitarët që po përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore janë deklaruar pas garave të para.
Albini u shpreh se është i kënaqur me rezultatin por jo edhe me paraqitjen.
“Dje ishte gara ime e pare në disiplinën e leshimit. Shtegu ishte me te vertete i akullt dhe pak më i shpejtë se që e prita dhe për ate bëra disa gabime. Por megjithatë vendi i 35-të ështe më i miri deri tani. Jam i kënaqur me rezultatin, por jo me paraqitjen time”.
Albini shtoi se nga 3 garat e tij të mbetura pret më shumë nga kombinimi alpin të enjten.
Kiana e përshkroi si një ndjenjë të jashtëzakonshme lëshimin në një shteg me siç i ka quajtur ajo idhujt e saj.
“Ka qenë një ndjenjë e mrekullueshme mi pa krejt idhujt, me skiju në të njejtin shteg qe kom skiju edhe une, ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme domethanë me dit qe jemi krejt me ni far mnyre tbarabartë”.

Kiana u shpreh e kënaqur me paraqitjen e saj
“Me paraqitjen tem jam e knaqur shume. Per shkak se tu e marr parasysh sa i akullt ka qene shtegu edhe sa e veshtire ka qene per shak se niveli i gares eshte shume i lartë atëhere mundem me thon qe jom shume e kenaqur me paraqitjen tem.”
Albin Tahiri e Kiana Kryeziu sot zhvilluan garat e para të tyre ne Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin dhe Albini doli i 35-ti apo i parafundit nga garuesit që përfunduan garën ndërsa Kiana e 49-ta nga 72 garues.