Lajme

81 pesona u arrestuan gjatë verës në Kosovë – Gjuajtën me armë në dasma e ahengje

Foto e ilustruar

81 persona janë arrestuar gjatë verës, konkretisht nga 28 qershori në Kosovë, pasi kishin përdorur armë zjarri “për të festuar” në dasma e ahengje familjare.

Policia e Kosovës po ashtu njofton se ka konfiskuar 91 revole dhe 21 armë të gjata.

Sipas njoftimit, aktivitetet policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla.

“Çdo herë ku policia ka pasur informatë nga qytetarët apo gjatë patrullimeve është ardhur deri tek informata se në një rast të tillë janë përdorur armët, policia ka intervenuar. Kështu, gjatë kësaj kohe për shkak të të shtënave me armë, policia ka arrestuar 81 (tetëdhjetë e një) persona, ka konfiskuar: 91 (nëntëdhjetë e një) revole dhe 21 (njëzet e një) armë të gjata”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu bëhet e ditur se policia ka iniciuar raste penale si: ‘armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla.

“Fatbardhësisht në këto raste nuk ka pasur persona të lënduar”./SHQIP.com