Lajme

80 policëve serbë në veri iu është pranuar dorëheqja

Ilustrim

80 zyrtarëve policor serbë të cilët kanë ofruar dorëheqjet e tyre, tashmë ato janë pranuar.

Këtë e ka bërë ët ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

“Referuar analizës së pakove të dorëheqjeve nga PK-ja dhe informacioneve zyrtare të pranuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) lidhur me rastet e hapura penale/apo administrative në proces, ka rezultuar se tetëdhjetë (80) zyrtarëve të përfshirë në listën e njoftimit të dorëheqjeve iu është pranuar dorëheqja. Ndaj të njëjtëve ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Procesi i pakove të dorëheqjeve është duke vazhduar edhe për punonjësit e tjerë që i kanë ofruar ato.

“Procesi i pakove të dorëheqjeve për punonjësit e tjerë është duke vazhduar sipas procedurave dhe afateve ligjore në fuqi, të njëjtat janë në proces të analizës dhe shqyrtimit, përderisa punonjësit e tjerë në proces, do të ftohen për kompletimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejme”.

Kujtojmë se për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale në veri të Kosovës, Lista Serbe kërkoi që të gjithë serbët të dilnin nga institucionet e Kosovës.

Shumë zyrtarë policor zhveshën uniformat e tyre dhe ofruan dorëheqjet e tyre.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe po ashtu, ofruan dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë me këta, edhe Gjykata Themelore e Mitrovicës mbeti vetëm me punonjës shqiptarë.

Po ashtu, edhe kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës ishin në mesin e të dorëhequrve.

Serbët kërkoni shfuqizimin e vendimit për targat dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për tu kthyer në vendet e tyre të punës.

Vlen të theksojmë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur marrëveshjen për targat.

Me këtë marrëveshje, Kosova shfuqizoi vendimin për targat ndërsa, Qeveria e Serbisë u obligua që të moslëshojë më targa ilegale për shoferët serb që jetojnë në Kosovë.

.

/Shqip.com