Ekonomi Biznes

80 milionë euro investime në ngrohjen solare

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të nën-huazimit dhe nën-grantit për projektin e Ngrohtores Solare në Prishtinë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe “Termokosit” projekt ky më vlerë mbi 80 milionë euro.

Ministri i Financave Hekuran Murati, tha se nga ky projekt do të përfitojnë 38 mijë qytetarë të Prishtinës.

“Tri marrëveshje me Termokosin që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe funksionalizimin për projektin e Ngrohtores Solare. Ky projekt ka një rëndësi të veçantë, 38 mijë qytetarë do të kyçen në Termokos si dhe mundëson zgjerimin e rrjetit dhe mundëson që çmimi të jetë i volitshëm dhe të kursehet energji elektrike”, tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, tha se ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan i paneleve solare, projekt ky që sipas tij, do ta zvogëlojë konsumim e energjisë elektrike dhe do të ulë varësin e përdorimit të qymyrit.

“Është rritja e kapaciteteve të nxehjes që mundëson që një numër i caktuar i njerëzve të kyçen në rrjet. Do të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike, do të ulet varësia e përdorimit të qymyrit. Do të jetë me e madhja në Ballkan. Në dy tri vite do t’i shohim rezultat e para”.

Sergiy Maslichenko nga BREZh, tha se ky është një projekt i rëndësishëm për Kosovën. 

“Përfitimi është i qartë nga ky projekt. Është projekt i vështirë në zbatim. Do të angazhohemi të gjithë që ky projekt i gjelbër të realizohet. Pas dy tri vitesh do t’i keni rezultatet e para”, tha ai.

Johannes Madsen Stenbae, nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se ky projekt do të ndikojë në zvogëlimin e ndotësve në ambient.

“Do të largohemi nga nxehja që bazohet në qymyr. Si rezultat i 38 mijë qytetar të Prishtinës do të përfitojnë. Kjo do të mundësoj që zvogëlimin e ndotësve. Kjo është një sukses në Ballkanin perëndimor”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky është projekt historik për kryeqytetin, sipas tij, me këtë projekt po nënshkruhet zotimi që banoreve të Prishtinës t’i mundësohen zgjidhje e përballueshme dhe e qëndrueshme, raporton EO.

“Duke hapur rrugën për fillim të një projekti të madhe përmes paneleve solare. Kjo ngjarje shënon një moment historik. Ajo ka të bëjë edhe me fuqizimin e komunitetit. Projekti do të ndihmoj më tranzicioni e gjelbër. Impianti i ri diellor do të zvogëloj dukshme emërimin e dyoksidit të karbonit. Po në nënshkruhet zotimi ynë që banoreve të Prishtinës t’i mundësohet zgjidhje të përballueshme dhe të qëndrueshme”

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, tha se nga ky projekt me panele solare do të mbulohen një hapësirë prej  69 mijë metra katror, me kapacitet termik 50 megavat, ku do të përfitojnë mbi 38 banorë në Prishtinë.

“Si projekti më i madh në rajon Solar for Kosovo do të mbuloj me panele solare një hapësirë prej  69 mijë metra katror, me kapacitet termik 50 megavat, duke furnizuar 12 mijë konsumator me mbi 38 banorë në Prishtinë”.

/Shqip.com