Lajme

“80% e shqiptarëve pro bashkimit Shqipëri-Kosovë”

Bashkimi Kosovë-Shqipëri

Katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë, do të votonin pro bashkimit në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nëse do të thirreshin sot në një referendum për këtë çështje, transmeton Shqip.com.

Kështu thuhet nga barometri i ‘Euronews Albania’, ushtuar mendimit të qytetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Sipas këtij barometri, 79.2 për qind e qytetarëve janë pro bashkimit Shqipëri-Kosovë, ndërsa 16 për qind e tyre janë kundër këtij bashkimi.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve (mbi 90%) mendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm.

Megjithatë, më pak se gjysma e shqiptarëve mendojnë se një bashkim mes dy vendeve mund të ndodhte në 10 vitet e ardhshme.

Në rast bashkimi, 70% e shqiptarëve mendojnë se kryeqytet duhet të jetë Tirana.

Gjetjet janë të Barometrit të realizuar në 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje. /Shqip.com