Lajme

8 të vdekur nga COVID-19

Ilustrim i COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me virusin COVID-19,  gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 8 të vdekur.

Tutje ministria bënë të ditur se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nga 2804 testime 249 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Numri i rasteve aktive është 5 mijë e 73 persona.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 806 mijë e 746 doza të vaksinës.

Deri më sot 812 mijë e 831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95 mijë e 725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Shqip.com