Në 8 për qind të shkollave në Kosovë uji është i papijshëm, rajoni i Mitrovicës me i prekuri

Në 8 për qind të shkollave në Kosovë uji është i papijshëm.
Kështu është bërë e ditur për SHQIP.com nga koordinatorja e Qendrës për Monitorim për Ujë të Pijshëm, Burbuqe Nuhi, e cila tha se nga mostrat e marrë në këto shkolla ka rezultuar që janë jashtë standardeve të ujit të pijshëm.
“Në shkollat të cilat janë të furnizuara nga sistemet individuale ose nga pusetat, uji është i papijshëm dhe jashtë standardeve, ato nuk janë të kyçura në sistemin qendrore të ujit të pijshëm, ndërsa në 92 për qind të shkollave uji është i pijshëm”.
Ajo tha se rajoni më i prekur është ai i Mitrovicës në fshatra më të largëta.
“Rajoni më shkollat më ujë më shumë të papijshëm rezullton të jetë ai i Mitrovicës, në fshatra të largëta ku nuk ka sistem qendror. Kontaminimet janë të përkohshme, të ndërlidhura me kohën, pra me të reshurat e shiut ku uji mund të turbullohet dhe kjo ndikon në cilësi”.
Nuhi shtoi se në këtë raste propozohet që të bëhet pastrimi i pusetave dhe dezinfektimi i tyre.
“Në këto raste rekomandohet të pastrohet pusi dhe të dezinfektohet si dhe përfundimisht rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohet i ujit te ambalazhuar”.
Ajo shtoi se nuk ka ndonjë rast të epidemi, ku janë prekur nxënësit nga uji jo i pishëm./SHQIP.com