Lajme

79 aksidente në 24-orët e fundit në Kosovë

Vetëm të shtunën 79 aksidente trafiku kanë ndodhur në tërë territorin e Kosovës.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se 24 prej tyre kanë rezultuar me të lënduar, ndërsa 55 vetëm me dëme materiale.

Në raportin e Policisë më tej bëhet e ditur se përgjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 892 tiketa trafiku.

Gjashtë persona janë arrestuar, ku pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje.

/Shqip.com