776 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të dielën se 858 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit, 776 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Coronavirus, 664 janë me oksigjeno-terapi dhe 32 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërkaq, në QKUK janë 304 pacientë të shtrirë, 276 prej tyre Covid-19 pozitivë, dhe 249 me oksigjeno-terapi: Klinika Infektive ka 120 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 19 pacientë, Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë dhe Klinika Infektive 3 (Interno), ka 21 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 554 pacientë, 500 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit ka 107 pacientë, Spitali i Gjakovës, 110 pacientë, Spitali i Pejës, 138 pacientë, Spitali i Gjilanit, 105 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 41 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 65 pacientë./SHQIP.com