Lajme

Çohu: 70 për qind e lëndëve kundër korrupsionit dhe detyrës zyrtare kanë mbetur të pazgjidhura

Ilustrim

Sipas një hulumtimi të organizatës “Çohu”, mbi 70 për qind e lëndëve gjatë vitit 2021 kundër korrupsionit dhe detyrës zyrtare kanë mbetur të pazgjidhura.

Gjatë vitit 2021 në gjykatat e Kosovës kanë qenë 383 lëndë në punë për veprat penale kundër korrupsionit dhe detyrës zyrtare.

Nga 108 lëndë të zgjidhura vetëm pak më shumë se gjysma e tyre janë zgjidhur përmes dënimit.

Me burg – 22, gjobë – 31, me kusht – 6, me aktgjykim lirues 26 me aktgjykim refuzues – 4 dhe mënyrë tjetër 19./Shqip.com