Art Jetese

7 situata të sikletshme që i kalon çdo çift pas ndarjes

Ilustrim

1. T’i shpjegosh gjithë botës arsyen e ndarjes

Pyetje që shumicën e kohës s’di si t’i përgjigjesh. Hmm, po ja, ndodhi!

2.E le apo të la?!

Hajde t’i shpjegosh gocës së tezes së xhaxhait të gjyshes që i gjete mesazhe “pune” në celular, në mes të natës nga kolegia e tij e pafajshme.

3. Kur të pyesin si po shkojnë gjërat me atë.

Po shumë mirë, përveç faktit që më theu zemrën dhe që do ta urrej deri në përjetësi. Faleminderit që pyet, ti nga shpia mirë?

4. Ata që të thonë: ‘Ua po ju ishit aq mirë bashkë!’

Ja që nuk ishim dhe aq mirë. 

5. Ndarja e shoqërisë

Ju kishit miq të përbashkët dhe të dalat bëhen goxha të sikletshme. Nëse është ai, ti sigurisht do kalosh një të shtunë tjetër para TV.

6. Fshirja e fotove

Operacioni “Fshirja e fotove”, që përfshin jo vetëm profilet e tua në rrjete sociale, por edhe ato të miqve që kanë foto me ju të dy, është një nga fazat më acaruese, për vetë faktin që edhe ata që nuk kishin pse të dinin që jeni ndarë, do ta marrin vesh.  Dhe ty të vjen të plasësh, shkruan Anabel.

7.Shkëmbimi me ish-in në rrugë

Hmmm… çfarë supozohet të bësh? T’i japësh dorën? Ta puthesh në faqe? Të bësh sikur nuk e sheh? Vetëm ec dhe prit!./SHQIP.com