7 ditë zie në Brazil për ta nderuar legjendën Pele
Publikuar:
(29.12.2022 22:49:22)

Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.
Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.
Federata Braziliane e Futbollit ka vendosur shtatë ditë zie për ta nderuar legjendën Pele.
Lajmi është konfirmuar nga mediat braziliane.
/Shqip.com