Lajme Botë

69-vjeçari Tokayev, rizgjedhet president i Kazakistanit

Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakistanit, shtetit më të madh të Azisë Qendrore.

69-vjeçari, i cili erdhi në pushtet në vitin 2019, mori 81.31 për qind të votave.

“Rezultati ishte i pritshëm, pasi pesë kundërshtarët e Tokayevit ishin pak të njohur për publikun. Asnjëri prej tyre nuk shënoi mbështetje dyshifrore në votim, ndërsa 5.8 për qind e votuesve votuan kundër të gjithë kandidatëve”, raporton REL.

Komisioni zgjedhor tha se në zgjedhjet e së dielës kanë marrë pjesë rreth 70 për qind e qytetarëve, prej 12 milionë votuesve me të drejtë vote.

“Njerëzit kanë shprehur qartë besimin e tyre tek unë dhe ne duhet ta arsyetojmë atë”, tha Tokayev pas shpalljes së rezultateve.

/Shqip.com