Lajme

69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në vend

Pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

69 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19 në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet e Përgjithshme, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se  4 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 32 me oksigjeno-terapi.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 11  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë.

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid, Spitali i Mitrovicës, 10  pacientë, Spitali i Ferizajt, 3  pacientë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndryshe, të premten, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistuar 28 raste me COVID-19 dhe nuk është raportuar për asnjë viktimë./SHQIP.com