Lajme

68 % e qytetarëve në Shqipëri pro bashkimit me Kosovën

Unification Movements in Europe
Unification Movements in Europe

Barometri i Unification Movements in Europe, kushtuar mendimit të qytetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ka zbuluar se vetëm rreth 32 % e shqiptarëve janë kundër bashkimit.

Pra, shumica e shqiptarëve të Shqipërisë (68 %) mendojnë se Shqipëria është pro bashkimit me Kosovën.

Për dallim nga shqiptarët e Shqipërisë, po sipas Unification Movements in Europe, 75 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë pro bashkimit me Shqipërinë.

Megjithatë, sipas barometrave të mëhershme, më pak se gjysma e shqiptarëve mendojnë se një bashkim mes dy vendeve mund të ndodhte në 10 vitet e ardhshme.

Në rast bashkimi, 70 % e shqiptarëve mendojnë se kryeqytet duhet të jetë Tirana.

Ndryshe, kjo është përqindja me e lartë e lëvizjeve të ngjashme në Evropë, si Rumania dhe Moldavia.

/Shqip.com