Lajme

67 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 67 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të  dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjithsej katër raste të reja.

Megjithatë, gjatë këtij 24-orëshi janë shëruar edhe katër persona të tjerë por nuk është raportuar për të vdekur.

Vaksinimi anti-COVID

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Gjatë ditës së fundit janë vaksinuar gjithsej 37 persona.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin por edhe që të ju përmbahen masave preventive në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19./Shqip.com