Lajme

67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

Pacientët.

67 pacientë janë duke marrë trajtim në klinikat COVID-19 në Qendrën Klinikue Universitare të Kosovës dhe në Spitalet e Përgjithshme, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se tre pacientë janë në gjendje të rënduar, kurse 33 janë me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 10  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacientë.

Spital i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 1  pacient post-covid, Spitali i Mitrovicës, 10  pacientë, Spitali i Ferizajt, 4 pacientë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndryshe, të dielën janë regjistruar 13 raste të reja me Coronavirus dhe një vdekje./SHQIP.com