Sport Ndërkombëtar

67 gola në 67 ndeshje

Haaland po vazhdon të shënojë gola

Shënimi i golave tashmë është bërë i zakonshëm për Erling Haaland.

Sulmuesi norvergjes, ka shënuar golin e tij të 10-të në tetë ndeshje të zhvilluara këtë sezonë dhe të 67-tin në po aq ndeshje për Dortmundin, shkruan Shqip.com.

Në ndeshjen që skuadra e tij është duke e zhvilluar kundër Union Berlinit, shtatëgjati ka shënuar në minutën e 29-të për të dyfishuar erpsëinë e takimit në 2-0.

21 vjeçari që është në “radarin” e shumë ekipeve të mëdha evropiane po dëshmon ndeshje pas ndeshjes që është njëri nga sulmuesit më të mirë në Bundesliga

Për shërbimet e tij, interesim të madh kanë shprehur PSG, Manchester United dhe Barcelona, por deri në verën e ardhshme mbetet të shihet se cili do jetë destenacioni i tij i ardhshëm.

Vlera e Halaand në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është 130 milionë euro./Shqip.com

Goli i shënuar nga Haaland