Lajme

65-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura në Prizren

Gjatë orëve të mbrëmjes një grua 65-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë. Rasti ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, rreth orës 19:00.

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Shqip.com, e ka konfirmuar lajmin.

Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës.

Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare. Njësitet relevante, policia, Prokurori i shtetit dhe përfaqësuesit e IML-së kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

Tutje, ai ka deklaruar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com