Lajme

62 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 62 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në 18 orët e fundit janë shënuar dy raste të reja.

 Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë hospitalizuar edhe tre persona të tjerë.

Megjithatë, gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar dhjetë persona dhe është shënuar një rast i vdekjes.

/Shqip.com