Lajme Botë

Panik në ajër/ “Boeing 787-900” i nisur nga Parisi bën ulje emergjente në aeroportin kanadez

Një Boeing 787-900 I Air France në një fluturim Paris-Seattle u devijua në një aeroport kanadez pas “nxehjes në kabinë”, tha linja ajrore franceze, e cila deri më tani nuk ka identifikuar ndonjë dëmtim.

“Air France konfirmon se ekuipazhi i fluturimit AF338 më 7 maj 2024 nga Parisi në Seattle me një Boeing 787-900 vendosi të ndalonte për në aeroportin Iqaluit në Kanada pasi u ndje një erë djegieje e materialeve) në kabinë”, thuhet në njoftimin e linjës ajrore.

“Ky vendim është marrë në përputhje me procedurat e fluturimit, udhëzimet e kompanisë dhe në zbatim të parimit të kujdesit pë pasagjerët. Avioni u ul normalisht në Iqaluit në orën 10:44 të së martës”, thuhet në njoftim.

“Kontrollet e para nga inxhinieri i Air France që mbërriti në vendngjarje nuk tregojnë për momentin ndonjë anomali. Kontrollet janë në vazhdim”, sqaroi një përfaqësues i Air France.

Boeing po kalon një periudhë të vështirë që është shënuar nga shumë incidente. Tre nga katër modelet e avionëve komercialë të prodhuar sot nga Boeing janë gjithashtu zyrtarisht nën hetim nga Administrata e Aviacionit Civil të SHBA-së (FAA), mes tyre edhe 787 “Dreamliner”.

“Air France po ndjek me përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve franceze dhe ndërkombëtare. Nuk ka pasur asnjë rezervë në lidhje me flotën Boeing 787 dhe 777 të përdorur nga kompania jonë”, sqaroi Air France.

/Shqip.com