Lajme

6 të vdekur dhe 2 mijë e 670 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

COVID-19.

Gjashtë persona kanë vdekur dhe dy mijë e 670 raste të reja pozitive janë regjistruar gjatë 24-orëve të fundit në Shqipëri, përcjell Shqip.com.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar dy mijë e 152 pacientë, duke e çuar kështu në 216 mijë e 785 numrin e të shëruarve gjithsej.

Sipas njoftimit, aktualisht në spitalet COVID janë duke u trajtuar 134 pacientë, prej të cilëve 13 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, 24 mijë e 105 raste aktive janë në gjithë vendin.

Kurse, edhe në Kosovë ka një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19, ku vetëm të premten janë shënuar një vdekje dhe dy mijë e 943 raste të reja./SHQIP.com