Lajme

6 të lënduar nga aksidenti midis trenit dhe veturës në Klinë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së hënës në fshatin Ujmir të Klinës.

Në këtë aksident të përfshirë ishin një tren i udhëtarëve dhe një veturë.

Siç ka bërë të ditur për Gazetën shqip, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Aksident midis trenit dhe veturës – Ilustrim

Nuk dihet nëse të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe se gjendja e tyre mund të ndryshojë në çdo moment.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për trajtim në Spitalin në Pejë”.

“Kjo është informatë fillestare pasi që mund të kemi ndryshime në gjendjen e tyre”, ka thënë Rugova. /Shqip.com