Lajme

6 raste të dhunës në familje

Foto ilustruese

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 6 raste të fundit.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Istogu, Mitrovica e Veriut.

Në Prishtinë, është arrestuar një person, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Po ashtu në Prishtinë, është arrestuar një person, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në qytetin e Prizrenit një person ka informuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj,  ushtron dhunë psikike dhe fizike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Në Istog është arrestuar i dyshuari një person, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Mitrovicë të Veriut është shoqëruar në stacionin policor një person, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar./Shqip.com