Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Ilustrim

Janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit. Prej 6 rasteve të dhunës 3 raste janë nga Prishtina, ndërsa rastet tjera janë nga Prizreni, Peja dhe Malisheva.

Në Prishtinë është raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht një person. Po ashtu në Prishtinë është raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

Në rastin e tretë është raportuar se është arrestuar  një person pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në Prizren një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar; një mashkull dhe një femër.

Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje dhe dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Në Pejë është arrestuar i dyshuari një person, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Po ashtu derisa viktima ishte duke pranuar tretman mjekësor  i dyshuari ka fyer dhe penguar personelin mjekësor dhe zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka kanosur një grua. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com