Lajme

6 raste të dhunës në familje, brenda 24 orëve të fundit

Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, bën të ditur Policia e Kosovës.

Këto raste të dhunës kanë ndodhur në Shtime, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, si dhe Prizren.

Shtime, 07.08.2023 – 20:20. Më 09.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prishtinë, 08.08.2023 – 22:15. Ankuesja femër kosovare  me 09.08.2023 ka raportuar se me datën e cekur i dyshuari kosovar, bashkëshorti i saj,  me duar e kishte shtyrë ankuesen. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prishtinë, 08.08.2023 – 20:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, e dyshuara kosovare,  pas një mosmarrëveshje kishte demoluar gjësendet në shtëpi dhe kishte kanosur nënën e tyre. Ankuesja dhe e dyshuara janë shoqëruar në stacion policor, e dyshuara dyshohet se është përdoruese e substancës narkotike dhe gjatë kontrollit tek e dyshuara janë gjetur një lugë, një qese me sodë (bikarboni) dhe një kaçavidë (kaçavida është sekuestruar) . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fushë Kosovë,  03.08.2023 – 10:30. Ankuesja femër kosovare me 09.08.2023 ka raportuar se me datën e cekur,  i dyshuari kosovar, bashkëshorti i saj,  ia ka dëmtuar pasaportën dhe ID të lëshuara nga shteti Amerikan. Po ashtu ankuesja ka potencuar se i dyshuari pa pëlqimin e saj ia ka marrë veturën e saj me targa të huaja dhe ia ka ndaluar që të ketë qasje në kartelat bankare të cilat i kanë të përbashkëta. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mitrovicë, 09.08.2023 – 18:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prizren 09.08.2023-05:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare ,  e kishte sulmuar fizikisht atë. Si pasojë, e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga të gjitha rastet e raportuara mbi dhunën, veç dy rasteve ku të dyshuarit, janë liruar me procedurë të rregullt, rastet e tjera janë dërguar në mbajtje dhe janë duke u hetuar nga njësitë relevante.

/Shqip.com