Lajme

576 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 576 raste aktive me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa raste pozitive 29.

Megjithatë, numri i personave të shëruar nga COVID-19 brenda një ditë është 42.

Në raportin 24 orësh tregohet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.687 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,171 qytetarë.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar qytetarët që të vaksinohen si dhe të përmbahen masave preventive me qëllim të luftimit të COVID-19./Shqip.com