Lajme

5,700 euro pritet të kushtojë udhëtimi për në haxh

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se udhëtimi për në haxh, pritet të kushtoj 5 mijë e 700 euro.

Sipas njoftimit në këtë shumë parashihet transporti, akomodimi në hotel, ushqimi por edhe procedurat e tjera.

Po ashtu është janë bërë të ditura edhe kushtet dhe dokumentet të cilat janë të nevojshme për tu pajisur me vizë.

Pasaporta e Kosovës, Pasaporta e Bashkëshortëve, vërtetimi i vaksinës anti COVID-19 dy doza apo edhe testi negative 72 orë më herët.

Gjithashtu sipas njoftimit nga Bashkësia Islame e Kosovës regjistrimi kryet në momentin kur plotësohet kuota e përcaktuar nga ana e Republika e Kosovës- Ministria e Harxhit të Arabisë Saudite.

Pagesat për Haxhi duhet të behën përmes xhirollogarisë bankare me numër : 1700200100103672./Shqip.com