Lajme

570 raste aktive me COVID-19

Ambulanca për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 297 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.649 doza të vaksinës.

“Deri më sot 820.655 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.210 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”.

Nga 1.252 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Si dhe janë shëruar 41 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.827. Në total numri i rasteve aktive është 570”, thuhet në njoftim./SHQIP.com