Lajme

57 milionë euro për rrugën Dollc-Gjakovë që u nis pa studim fizibiliteti

Rruga Dollc-Gjakovë

Në korrik të vitit 2018, Ministria e Infrastrukturës në krye me Pal Lekaj, mori vendim për destinimin e 57 milionë eurove në rrugën Dollc- Gjakovë.

Nga rrugë me dy korsi, me projektin e ri u parapa të bëhej me katër.

Kur sugjerohen investime për projekte kapitale, atëherë duhet bërë një studim fizibiliteti, i cili tregon nëse investimi vlen apo jo të bëhen, pasi në pyetje janë miliona.

Por, duke ditur se fizibiliteti do ta mohonte nevojën për këtë investim, atëherë ministria shkeli ligjin duke ndarë fonde, hartuar projektin e zbatuar atë pa këtë studim.

Këtë e pranon edhe kryetari i Komisionit mbikëqyrës, Hysen Merovci, i cili tregon se rruga nuk i plotëson as për së afërmi kriteret për të qenë me katër korsi./SHQIP.com