Lajme

53 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 53 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 63 persona.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person dhe ka ngritur tridhjetenjë aktakuza kundër tridhjetegjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar nje person të dyshuar në koëhzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tri personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

/Shqip.com