Lajme

52-vjeçarja nga Prishtina bëhet nënë për herë të parë

Infermierja nga Prishtina

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Orgeta Manastirliu ka njoftuar se një infermiere 52-vjeçare nga Prishtina është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka njoftuar se gruaja ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

“Lajm i bukur. 52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe kjo lindje është një nga rastet e rralla që ndodhin në këtë moshë./SHQIP.com