Lajme Ballkan

51 raste të reja pozitive me COVD-19 në Shqipëri

Klinika Infektive në Shqipëri

Gjatë 24-të orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 51 raste të reja pozitive me COVID-19.

Po ashtu gjatë këtij intervali kohor është bërë e ditur se nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Numri i qytetarëve të shtrirë në spitalet e Shqipërisë të cilët po shërohen nga COVID-19 është 6.

Momentalisht në Shqipëri numri i rasteve aktive është 807 ndërsa numri i rasteve pozitive është 330 mijë e 715 raste.

Prej fillimit të pandemisë nga COVID-19 jetën e kanë humbur 3 mijë e 589 qytetarë./Shqip.com